Translate

zaterdag 13 oktober 2012

BOREBARDHA


BOREBARDHA
Një herë e një kohë  ne një keshtjelle te bardhe jetonte një princeshe me emrin Borebardhe.Po si për çudi,
kjo princeshe me zemër kaq t
ë mirë nuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerkë të keqe.Njerka fare nuk e donte dhe shumë shumë e mundonte donte qe ajo te vdiste se nga bukuria e saj xheloze ishte.Por njerka me shum u tërbua kur Borëbardha me një Princ u dashurua.kur Borëbardha me një Princ u dashurua qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.
Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat
ë xhuxhave e dërgoje.

Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte

U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj

Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh c'te shihnin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë dhe  te shtatë xhuxhat u merziten shume.

Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin c'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.

Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te t
ëra Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.

Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin
ë e dëgjoi
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.

Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar
ë dhe ajo nuk jetoi më.

CJAPI DHE DHELPRA

Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dilte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti: 
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha, 
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. 
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. 
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? 
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...


Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu mbi shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.

Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashur cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.


Morali: Njerzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e ti kryejnë ato.      email:  ivoryearth@gmail.com
    http://www.youtube.com/watch?v=FjrgAirfyMc

vrijdag 12 oktober 2012

KESULKUQJA

Kësulkuqja

Na ishte një herë një vajzë e vogël e cila e kishte emrin Kësulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirë sa që të gjithë e donin.
Atë e quanin kësulëkuqe sepse gjithmonë bante një kësule të kuqe mbi kokë.

Një ditë i tha nëna Kësulkuqës:
- Kësulkuqe, mere këtë shportë me ëmbëlsira dhe dërgoja gjyshes, do të i bëjë mirë asaj tani qe është e shtruar në shtratë e sëmurë. Nisu menjëherë dhe ke kujdes se mos humbesh në pyllë.




K ësulkuqja mori rrugën për në shtëpi të gjyshes e cila gjendej në pyll.
Rrugës takoi ujkun, por Kësulkuqja nuk dinte se ai ishte një bishë
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frikesua por e përshëndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kësulkuqën:
- Per ku je nisur kaq herët në mëngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila është e sëmurë.
- Në anën tjetër të pyllit, pranë atyre  lisave të gjatë.

Ujku per te mesuar ku e ka gjyshja sht
ëpinë filloi ta merrte me te mirë kësulkuqen.
- Shihe se ç'lule të bukura janë këtu, a nuk do i mbledhesh disa për gjyshen?
E gjithashtu mund të pushosh pak e të dëgjosh këngën e bukur të zogjëve e njëkoh
ësisht të rrish pak ne hije poshte kesaj pemës tani që është kaq ngrohtë.
Kësulkuqja e dëgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi për në shtëpi të gjyshes dhe trokiti në derë.
- Kush është? Thiri gjyshja nga brenda.
- Është Kësulkuqja, u përgjigj ujku duke u munduar të bëj
ë zërin e Kësulkuqës.

- Unë jam e shtrirë në shtrat, por dera është e hapur e ti urdhero e hyr mbrenda.
Ujku hyri brenda iu afrua ngadale shtratit të gjyshes dhe e gëlltiti gjyshën, pastaj veshi këmishën e natës së gjyshes, kapelën dhe syzat dhe u shtri në shtrat.

Kur Kësulkuqja erdhi tek shtëpia e gjyshes u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshen por askush nuk u përgjigj. Kësulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte gjyshja. Por ishte diçka e çuditshme me gjyshen mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshët kaq të mëdhenj?!
- Që të dëgjoj më mirë! u përgjigj ujku me zë të gjyshes.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytë kaq të mëdhenj?!
- Që të shoh ty më mirë! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojën kaq të madhe?!

- Që të ha më mirë! dhe sapo tha këte ujku u cua dhe e hëngri kësulkuqen.

Ujku ishte ngopur shum dhe vendosi të flejë. Ai bënte zë të lartë në gjumë, aq të lartë sa që  dëgjohej dhe jasht
ë, aty pranë kalonte një gjuetar dhe mendoi:
- Sa zë të çuditshëm bën gjyshja, të hyj brenda dhe të shoh se cpo ndodh me të.
Gjyetari hyri në shtëpi të gjyshes dhe pa ujkun të shtrirë në shtrat të gjyshës. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gëlltitur gjyshen dhe mori një palë gërshër
ë dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetëm gjyshën por dhe Kësulkuqën e cila tha:
- Oh sa shum u frikësova, sa erësirë  që ishte aty brenda!
pastaj ata mblodhën disa gurë të mëdhenj e i futën në barkun e ujkut e kur ujku u zgjua donte të pinte ujë. Ai shkoi pranë lumit por kur u afrua aty,nga pesha e gurëve që kish në bark ai u fundos dhe u mbut në lum.
Kësulkuqja premtoi se kur më nuk do të largohet nga rruga e as të bisedojë me ata që nuk i njeh.                                                       EMAIL:ivoryearth@gmail.com     http://www.youtube.com/watch?v=FjrgAirfyMc

HIRUSHJA

PRINCI DHE HIRUSHJA


Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila jetonte së bashku me babain e vet pasi që nëna i kishte vdekur. Ajo shkonte  ç'do ditë tek varri i nënës dhe qante, dhe nuk kishte shokë tjerë p
ërvec zogjëve.



Një ditë u martua babai i saj me një grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjëra nuk e donin Hirushen ashtu siç ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në punë të ndryshme, po ashtu të veshë rroba të vjetra.

Kur binte nata dhe vajza kishte përfunduar punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit dhe qante, për këtë arsye dhe filluan të e quajn Hirushe.  Një ditë u përhap lajmi se mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se princi donte të zgjidhte një vajzë që të fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se si ishte puna u gëzuan shum dhe nuk mund të mendonin në asgjë tjetër por se cfarë fustani  do të veshin dhe se si do rregullonin flokët.

 Hirushja dhe ajo kishte dëshirë që ta  takonte princin...
Më në fund dhe dita e madhe mb
ërin. Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën për në kështjellën e mbretit derisa Hirushja mbeti duke parë pas tyre. Kur  ato humbën nga pamja, Hirushja filloi të qanë me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu atë dhe u bë e dukshme e tha:
- Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! Unë do të ndihmoj.
Po moj zanë por unë as fustan të vesh e as këpucë të mbath nuk kam, që të mund të shkoj tek princi...
- Shko në kopsht dhe këpute një kungull dhe ma sill mua! Shko në tavan dhe gjej gjasht
ë zhapikë, dhe nën nji guri zbuloi gjashtë zhapinjë.

Hirushja pyeste veten se ç'far
ë  do zana me ghithë ato?! Sidoqoftë ajo bëri saktësisht ashtu siç i tha zana e cila me ndihmë të shkopit të saj magjik e shndëroi kungullin në karrocë të zbukuruar me ari,zhapikët i shëndroi në kuaj e në  gjashtë shërbëtorë për Hirushen. E më në fund lëvizi shkopin magjik dhe veshi të Hirushen më një fustan të bukur   të   punuar me ar e argjent e në këmbë i mbathi një palë këpucë të bukura prej qelqi.
- Nxito tani i tha zana tHirushes. Por të kesh kujdes e të kthehesh para se të vejë ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës ajo do të shëndrohej po ashtu siç kishte qenë më parë, me rroba të vjetra dhe këmbë zbathur. hirushja i premtoi zanës se do kthehej para se ora të tregojë mesnatë.

Kur Hirushja arriti në festën e mbretit dhe u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur me bukurin
ë e Hirushes. Princi kur e pa atë, u drejtua menjëherë në drejtim të saj dhe tërë mbrëmjen nuk u largua nga HIRUSHJA. Mirpo kur hirushja dëgjoi se ora filloi të shenojë mesnatën iu kujtua se çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

Ditën e ardhme Hirushja ishte prap në festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen pran Hirushes. Ditën e tretë Hirushja ishte e habitur nga lumturia sa që nuk dëgjoi orën e cila binte dymbdhjetë. Në castet e fundit ajo u kujtua dhe kuptoi se duhet të ikte nga aty. Ajo nuk arriti ta përshëndes
ë princin ashtu siç duhej dhe ai nuk arrititi ta ndalë Hirushen të qëndrojë pranë tij. Duke vrapuar një këpucë ra nga këmba e Hirushes dhe princi e mori këpucën dhe e afroi pranë zemrës.

Princi ishte dashuruar me Hirushen dhe kishte vendosur filloj
ë ta  kërkoje atë gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se asaj cilës i përshtatet këpuca prej qelqi atë do e fejojë princi.
vajzat e njerkës u ngutën të provojnë këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha tek vajzat e njerkës së Hirushes  p
ër të provuar këpucën, ajo ishte e pamundur dhe asnjerës nuk i përshtatej  ashtu sikur nuk i përshtatej asnjë vajzë tjetër në mretëri.
Hirushja u afrua të mbathë këpucën dhe atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht nxori këpucën tjetër prej qelqi nga xhepi i përparsës dhe pasi e mbathi atë ajo u shndërua në bukuroshen më të bukur në mbretëri.

Ditë më pas u bë dasmë e madhe:  http://www.youtube.com/watch?v=FjrgAirfyMc
Princi dhe Hirushja martoheshin
http://kesulkuqja.blogspot.be/
ME NE FUND ATA JETUAN TE LUMTUR.