Translate

vrijdag 12 oktober 2012

KESULKUQJA

Kësulkuqja

Na ishte një herë një vajzë e vogël e cila e kishte emrin Kësulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirë sa që të gjithë e donin.
Atë e quanin kësulëkuqe sepse gjithmonë bante një kësule të kuqe mbi kokë.

Një ditë i tha nëna Kësulkuqës:
- Kësulkuqe, mere këtë shportë me ëmbëlsira dhe dërgoja gjyshes, do të i bëjë mirë asaj tani qe është e shtruar në shtratë e sëmurë. Nisu menjëherë dhe ke kujdes se mos humbesh në pyllë.




K ësulkuqja mori rrugën për në shtëpi të gjyshes e cila gjendej në pyll.
Rrugës takoi ujkun, por Kësulkuqja nuk dinte se ai ishte një bishë
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frikesua por e përshëndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kësulkuqën:
- Per ku je nisur kaq herët në mëngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila është e sëmurë.
- Në anën tjetër të pyllit, pranë atyre  lisave të gjatë.

Ujku per te mesuar ku e ka gjyshja sht
ëpinë filloi ta merrte me te mirë kësulkuqen.
- Shihe se ç'lule të bukura janë këtu, a nuk do i mbledhesh disa për gjyshen?
E gjithashtu mund të pushosh pak e të dëgjosh këngën e bukur të zogjëve e njëkoh
ësisht të rrish pak ne hije poshte kesaj pemës tani që është kaq ngrohtë.
Kësulkuqja e dëgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi për në shtëpi të gjyshes dhe trokiti në derë.
- Kush është? Thiri gjyshja nga brenda.
- Është Kësulkuqja, u përgjigj ujku duke u munduar të bëj
ë zërin e Kësulkuqës.

- Unë jam e shtrirë në shtrat, por dera është e hapur e ti urdhero e hyr mbrenda.
Ujku hyri brenda iu afrua ngadale shtratit të gjyshes dhe e gëlltiti gjyshën, pastaj veshi këmishën e natës së gjyshes, kapelën dhe syzat dhe u shtri në shtrat.

Kur Kësulkuqja erdhi tek shtëpia e gjyshes u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshen por askush nuk u përgjigj. Kësulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte gjyshja. Por ishte diçka e çuditshme me gjyshen mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshët kaq të mëdhenj?!
- Që të dëgjoj më mirë! u përgjigj ujku me zë të gjyshes.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytë kaq të mëdhenj?!
- Që të shoh ty më mirë! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojën kaq të madhe?!

- Që të ha më mirë! dhe sapo tha këte ujku u cua dhe e hëngri kësulkuqen.

Ujku ishte ngopur shum dhe vendosi të flejë. Ai bënte zë të lartë në gjumë, aq të lartë sa që  dëgjohej dhe jasht
ë, aty pranë kalonte një gjuetar dhe mendoi:
- Sa zë të çuditshëm bën gjyshja, të hyj brenda dhe të shoh se cpo ndodh me të.
Gjyetari hyri në shtëpi të gjyshes dhe pa ujkun të shtrirë në shtrat të gjyshës. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gëlltitur gjyshen dhe mori një palë gërshër
ë dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetëm gjyshën por dhe Kësulkuqën e cila tha:
- Oh sa shum u frikësova, sa erësirë  që ishte aty brenda!
pastaj ata mblodhën disa gurë të mëdhenj e i futën në barkun e ujkut e kur ujku u zgjua donte të pinte ujë. Ai shkoi pranë lumit por kur u afrua aty,nga pesha e gurëve që kish në bark ai u fundos dhe u mbut në lum.
Kësulkuqja premtoi se kur më nuk do të largohet nga rruga e as të bisedojë me ata që nuk i njeh.                                                       EMAIL:ivoryearth@gmail.com     http://www.youtube.com/watch?v=FjrgAirfyMc

1 opmerking: