Translate

vrijdag 12 oktober 2012

HIRUSHJA

www.instagram.com/vintageshow24

https://www.facebook.com/Kesulkuqja-1448526455237314/


Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila

 jetonte së bashku me babain e vet pasi 
që nëna i kishte vdekur. Ajo shkonte  
ç'do ditë tek varri i nënës dhe qante, 
dhe nuk kishte shokë tjerë përvec zogjëve.



Një ditë u martua babai i saj me një 

grua e cila i kishte dy vajza. 
Ato asnjëra nuk e donin Hirushen ashtu siç
 ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur 
se ato. 
Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në
 punë të ndryshme, po ashtu të veshë
 rroba të vjetra.
Kur binte nata dhe vajza kishte përfunduar 
punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit 
dhe qante, për këtë arsye dhe filluan ta
quajnë Hirushe.  Një ditë u përhap lajmi se 
mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e 
mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se 
princi donte të zgjidhte një vajzë që të
 fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se
 si ishte puna u gëzuan shum dhe 
nuk mund të mendonin në asgjë tjetër
 por se cfarë fustani  do të veshin dhe 
se si do rregullonin flokët.

 Hirushja dhe ajo kishte dëshirë që ta 

 takonte princin...
Më në fund dhe dita e madhe mb
ërin. 
Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën
 për në kështjellën e mbretit derisa 
Hirushja mbeti duke parë pas tyre. Kur  ato 
humbën nga pamja, Hirushja filloi të qante 
me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu atë 
dhe u bë e dukshme e tha:
- Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! 
Unë do të ndihmoj.
Po moj zanë por unë as fustan të vesh e 

as këpucë të mbath nuk kam, që të mund
 të shkoj tek princi...
- Shko në kopsht dhe këpute një kungull 

dhe ma sill mua! Shko në tavan dhe gjej gjashtë zhapikë, dhe nën nji guri zbuloi
 gjashtë zhapinjë.

Hirushja pyeste veten se ç'far
ë  do zana 
me ghithë ato?! Sidoqoftë ajo bëri 
saktësisht ashtu siç i tha zana e cila me 
ndihmë të shkopit të saj magjik e shndëroi 
kungullin në karrocë të zbukuruar me ari
,zhapikët i shëndroi në kuaj e në  gjashtë
 shërbëtorë për Hirushen. E më në fund
 lëvizi shkopin magjik dhe veshi Hirushen
 më një fustan të bukur   të   punuar me ar 
e argjent e në këmbë i mbathi një palë 
këpucë të bukura prej qelqi.
- Nxito tani i tha zana Hirushes. Por të 
kesh kujdes e të kthehesh para se të vejë 
ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës 
ajo do të shëndrohej po ashtu siç kishte 
qenë më parë, me rroba të vjetra dhe
 këmbë zbathur. hirushja i premtoi zanës
 se do kthehej para se ora të tregojë 
mesnatë.

Kur Hirushja arriti në festën e mbretit dhe

 u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u
 mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur
 me bukurinë e Hirushes. Princi kur e pa
 atë, u drejtua menjëherë në drejtim të saj
 dhe gjithë mbrëmjen nuk u largua nga 
HIRUSHJA. Mirëpo kur hirushja dëgjoi se 
ora filloi të shenojë mesnatën iu kujtua se
 çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit
 dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

Ditën e ardhme Hirushja ishte prap në 

festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen 
pran Hirushes. Ditën e tretë Hirushja ishte 
e habitur nga lumturia sa që nuk dëgjoi
 orën e cila binte dymbdhjetë. Në castet 
e fundit ajo u kujtua dhe kuptoi se duhet
 të ikte nga aty. Ajo nuk arriti ta
 përshëndesë princin ashtu siç duhej dhe 
ai nuk arrititi ta ndalë Hirushen të qëndrojë
 pranë tij. Duke vrapuar një këpucë ra nga
 këmba e Hirushes dhe princi e mori 
këpucën dhe e afroi pranë zemrës.

Princi ishte dashuruar me Hirushen dhe 

kishte vendosur fillojë ta  kërkoje atë 
gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se
 asaj cilës i përshtatet këpuca prej qelqi 
atë do e fejojë princi.
vajzat e njerkës u ngutën të provojnë 
këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e 
tyre.

Kur u erdhi rradha tek vajzat e njerkës së 

Hirushes  për të provuar këpucën, 
ajo ishte e pamundur dhe asnjerës nuk i 
përshtatej  ashtu sikur nuk i përshtatej 
asnjë vajzë tjetër në mretëri.
Hirushja u afrua të mbathë këpucën dhe
 atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht 
nxori këpucën tjetër prej qelqi nga xhepi i 
përparsës dhe pasi e mbathi atë ajo u 
shndërua në bukuroshen më të bukur në 
mbretëri.

Ditë më pas u bë dasmë e madhe
Princi dhe Hirushja martoheshin.


www.instagram.com/vintageshow24

Geen opmerkingen:

Een reactie posten